Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Agim Aliu do të jetë kryetar i Ferizajt, sepse kështu kanë vendosur qytetarët e kësaj komune.
Ai, përmes një postimi në Facebook, nga takimi strukturat e partisë në Ferizaj, ka thënë se fitorja vetëm do të vuloset me 19 nëntor.
“Më 22 tetor, ferizajasit dëshmuan se nuk e kanë harruar punën e shkëlqyer të Agim Aliut kur ai ishte kryetar për 18 muaj. I falënderova të gjithë kandidatët për Kuvendin Komunal dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, kontributi i të cilëve ishte jetik. Më 19 nëntor, bashkë me qytetarët e Ferizajt, me dalje masive në vendvotime, do ta vulosim rikthimin e madh në këtë komunë”, ka shkruar Veseli.