Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka përkujtuar Betejën e Kosharës në përvjetorin e 21-të të saj.
Me këtë rast Veseli tha se kjo betejë shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve.
Kreu i PDK-së shtoi se kjo i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.
Ai theksoi se heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë.
Postimi i plotë: