Veseli i shokuar me pamjet e sulmit ndaj gruas rome, kërkon veprim të menjëhershëm institucional

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari, Kadri Veseli thotë se është i shokuar nga pamjet e sulmit ndaj gruas rome në Ferizaj.

Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm institucional me këtë rast.

“Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme