Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrim evropian se në konsultim me kryeministrin javën e ardhshme do të emërojnë ministrin dhe zëvendësministrin e Integrimeve Evropiane.
Gjatë këtij takimi Veseli foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ka drejtuar kritika ndaj BE-së, e cila sipas Veselit padrejtësisht po mbanë 1.7 milionë kosovarë të izoluar.
Ai tha se diskriminimi i BE-së për izolimin e kosovarëve ka ardhur si pasojë e përçarjes së klasës politike, sepse siç tha ai “po të ishim ne të bashkuar ata do të na trajtonin më mirë”.