Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeparlamentari Veseli tha gjatë fjalës së tij se 15 vite më parë, bota pa me sy dhe ndjeu me zemër, një nga momentet më dramatike të historisë bashkëkohore – sulmin e pashembullt terrorist mbi kullat binjake në New York.
“Atë ditë, anë e kënd botës, u tronditën zemrat njerëzve nga të gjitha kombet e racat, payday loans online kulturat dhe religjionet. U tronditën zemrat e njerëzve që besojnë në lirinë njerëzore, në të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe paqen mes popujve. Janë këto vlera supreme, të cilat, sot, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjejnë garantuesin kryesor”, tha kryeparlamentari Veseli.
Veseli tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit.
“Ne ndihemi krenar se vendi ynë, Republika e Kosovës, qëndron përkah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër kësaj të keqeje, e cila kërcënon mënyrën tonë të jetesës dhe vlerat demokratike. Ne ndihemi krenarë se liria jonë, shteti ynë i pavarur dhe sovran, janë të lidhura në mënyrë ta pandashme me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ndihemi krenar duke qenë populli më proamerikan në botë. Kjo nuk është as oportunizëm, as servilizëm. Përkundrazi, është mirënjohje morale për përkrahjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë popullit tonë në momentet më të rënda të tij”, tha Veseli.