Veseli: Kryetarët e mëparshëm të Prishtinës synonin postin e kryeministrit

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 14:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar strukturat e partisë në Prishtinë. Veseli tha se kryetari aktual, Shpend Ahmeti po punon që të bëhet kryeministër, njëjtë siç bëri Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka deklaruar se as Ahmeti e as Mustafa nuk e kanë pasur kurrë prioritet mirëqenën e qytetarëve të Prishtinës dhe zhvillimin e qytetit.

Ai tha se nuk është koha të bëhet fushatë me kifle, ngase nuk jemi në vitet e 60-ta, por duhet të përqendrohemi në projekte konkrete.

“Ata që kanë fituar deri më tani e kanë pasur një papërgjegjësi që kanë menduar që Prishtinën e kanë të vetëm. Nuk i shkon për shtati askujt me menduar që kanë kryer punë. Emblema e kryeqytetit ende ballafaqohet me gjëra elementare, kurse shumë komuna që kemi udhëhequr ne kanë dal nga fjalori ujësjellësi e rrugët. E këto i mungojnë Prishtinës. Sot nuk është koha me jep kifle s’jemi në vitet i 60-ta. Ka shumë gjëra të tjera higjienike sepse unë si prind jam i shqetësuar për kualitetin e atyre kifleve që i japin fëmijëve”.

Veseli ka thënë se Prishtina ka nevojë për përgjegjësin e kryetarit pasi sipas tij kryeqendra meriton të jetë metropol i vërtetë.

“Prishtina ka nevojë të ketë një zhvillim i cili është shumë më ndryshe se ky aktual. Ka nevojë për modesti, ka nevojë për përgjegjësi të një kryetari në mënyrë që kjo kryeqendër e Republikës të Kosovës të jetë një metropol i vërtet, ku zhvillimi zë vendin e stagnimit, ku i hapet perspektivë veçanërisht ndërmarrësve… Prishtina mund të ecë shumë përpara, keni parasysh, ndryshimet të cilat kanë ndodhur në kryeqendrën tonë janë nga ndërmarrësi, iniciativa private e biznesit. Edhe ata në të njëjtën kohë janë të atakuar, janë të shantazhuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për t’i dhënë dritë Prishtinës, duhet një kryetar si Lirak Çelaj, raporton EO.

“Prizreni e Prishtina mund të luajnë rol kryesor në zhvillimin e ndërmarrësish e të zhvillimit ekonomik të vendi. Kemi shumë shkolla e ka shumë shkolla që janë dy ndarëse. Pushteti komunal është i varur nga të bizneset sepse kështu duhet të zhvillohemi e jo sikur pushteti aktual që po zhvat e po manipulon me bizneset. Kjo është ajo çfarë duhet të ndërrohet në Komunën e Prishtinës, kjo është ajo që do ta bëjë kryetari ynë Lirak Çelaj”, ka thënë ai.

Blerand Stavileci, zëdhënësi i PDK-së, ka thënë se është në fuqinë e PDK me ndryshuar gjendjen në Prishtinë e në gjithë Kosovën.

“Ta tregojmë inatin e njerëzve që duan të ndryshojnë gjendjen për të mirë”, ka thënë ai.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, nuk ishte pjesë e këtij takimi.

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people on stage, people standing and outdoor

Image may contain: 8 people, people smiling, wedding

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing, crowd, wedding and outdoor

 

Të ngjashme