Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në Facebook ka kujtuar John McCain duke e cilësuar atë si miku i madh i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Postimi i Veselit: Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I […]
Veseli kujton McCain, e cilëson mik të madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në Facebook ka kujtuar John McCain duke e cilësuar atë si miku i madh i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Postimi i Veselit:
Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar.











