Veseli: Le të fitojnë kandidatët më të mirë, nga Prizreni deri në Mitrovicë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 11:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  nën shoqërimin e bashkëshortes ka kryer obligimin e tij kushtetues.

Veseli i ftoi qytetarët që të votojnë në mënyrë solemne për udhëheqësit e tyre, raporton Ekonomia Online.

Kryparlamentari me këtë rast u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush do t’i udhëheq për katër vite.

I uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë për këtë ditë të zgjedhjeve. Ftoj për dalje masive, që të gjithë t’i përgjigjemi obligimit qytetar në mënyrë solemne, për një proces të qetë zgjedhor. Sot votojmë për ata që do t’i udhëheqin komunat e tyre në katër vjetët e ardhshëm. Jam i sigurt se qytetarët tanë do të dinë t’i vitojnë më të mirët. Unë me bashkëshortën sapo votuam. Le të fitojnë kandidatët më të mirë për kryetarë, nga Prizreni deri në Mitrovicë”, ka thënë Veseli pas votimit.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij në shkollën fillore, “Faik Konica” në Prishtinë.

Të ngjashme