Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që me 14 dhjetor të mbahet seanca ku në rendi dite janë tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë njoftoi se më datën 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës do të votohen Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Me datën 14 dhjetor urime të gjithëve do ta kemi transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ushtria e Kosovës do të jetë me 14 dhjetor ta gëzojnë është ushtri perëndimore, profesionale dhe populli ynë do vazhdoj në fqinjësi të mirë me fqinjët e vet”, tha ai.

Veseli njoftoi se 6 dhjetor do të mbahet seanca e rregullt.

Ndërsa, Armend Zemaj nga LDK njoftoi se kjo parti do të marr pjesë në seancë në momentin kur do të votohen projektligjet për ushtri.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/560259004439582/

Të ngjashme