Veseli në Bruksel diskuton për nevojën e vendimmarrjes së shpejtë për liberalizim të vizave

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Bruksel, ka takuar sot Grupin e Miqësisë Belgjikë-Kosovë, të kryesuar nga David Geerts, zëvendëspresident i këtij grupi.

Veseli i njoftoi senatorët belgë për reformat që po bënë Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në takim u diskutua për nevojën e vendimmarrjes së shpejtë nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Në takim u diskutua po ashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërshtetëror, si dhe për rritjen e këmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli dhe senatorët belgë u pajtuan se grupet e miqësisë të të dyja parlamenteve mund të shërbejnë si ura të rëndësishme bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Senatit të Belgjikës, ndër të tjera, për të bartur edhe përvojën parlamentare të këtij të fundit në punën e përditshme të Kuvendit të Kosovës.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme