Krye i Kuvendit Kadri Veseli ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është takuar me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe gjeneralin Rrahman Rama.
Pas takimit Veseli tha se mbështetja e institucioneve për FSK-së nuk do të mungojë. Sipas tij, e ardhmja e FSK-së është në NATO, raporton Ekonomia Online.
“Pjesëtarët e FSK-së janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ketë e dëshmon më së miri suksesi i tyre në garat ndërkombëtare. FSK-ja është partner i sigurt i NATO-s dhe e ardhmja e saj do të jetë në NATO”.
Vesli u zotuar se Kuvendi i gatshëm të marrë çdo vendim në koordinim më partnerët ndërkombëtar sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.
“… Kuvendi është i gatshëm të marrë çdo vendim që është interes të vendit tonë, do të kemi koordinim me partnerët tanë edhe me SHBA-në, do të kemi vendimmarrjen e transformimit, do të ketë përkrahje FSK për ngritjen e kapaciteteve të veta”.
Kryetari i Kuvendit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës, falë vetë pjesëtarëve të saj.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se ka njoftuar Veselin me të arriturat dhe procesin e transformimit të FSK-së, duke e falënderuar atë për mbështetjen.
“Falënderoj kryetarin për vizitën dhe vizita e tij është respekt dhe ndër që i bëhet ministrisë”.