Veseli: Në Likoshan e Çirez nisi epoka e luftës çlirimtare

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot masakrën e Likoshanit e Çirezit.

Në 20 vjetorin e kësaj masakre të tmerrshme të kryer nga forcat serbe, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare.

“28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare. Në zemrat tona i përjetshëm do të qëndroj kujtimi dhe nderimi për të rënët e asaj dite në Likoshan e Çirez”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme