Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministra e deputetë të PDK-së, moti pjesë në hapje të kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Prizren ku morën pjesë qindra të rinj prizrenas që i janë bashkuar PDK-së në këtë proces zgjedhor.
Veseli tha se Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe në vend po fuqizohet me mijëra të rinj duke u reformuar kështu për Dekadën e Re për ta udhëhequr vendin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturay euro-atlantike dhe në partneritet të përherahëm me SHBA.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në vend sepse gjithmonë rritet e reformohet me të rinj, me ide inovatore e me profesionistë që i shërbejnë qytetarëve e shtetit në rrugën e zhvillimit e integrimit. Jam i lumtur që në Dekadën e Re, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon zgjedhje të brendshme të cilat po rikonfirmojnë fuqinë dhe rritjen e reformën me mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeçare”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se Prizreni është qyteti më i veçantë i shqiptarëve dhe ka potencial të transformojë ekonominë e Kosovës, pas ka të rinj inovatorë dhe ndërmarrës të kashtëzakonshëm.
“Shtylla kryesore e Partisë Demokratike të Kosovës gjithmonë ka qenë rinia dhe ne që sot jemi në pozicione udhëheqëse jemi produkt i punës së Rinisë Demokratike. Tani në Dekadën e Re, kryetari jonë Kadri Veseli i ka dhënë edhe më shumë hapësirë vizionit dhe energjisë që kanë rinia e Kosovës”, tha Ismaili.
Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po ashtu ka qenë pjesë e strukturës së Rinisë Demokratike, tha se në Dekadën e Re, PDK në krye me liderin Kadri Veseli po zgjerihet dhe po rritet fuqishëm me të rinj në gjitha komunat e Kosovës.
“Me mijëra të rinj anembanë Kosovës i janë bashkuar vizionit të kryetarit Kadri Veseli për Dekadën e Re dhe kjo është dëshmia më e mirë se Dekada e Re i takon rinisë dhe PDK gjithmonë i ka dhënë hapësirën e nevojshme të rinjve”, tha Gashi.