Veseli në ShBA për t’u koordinuar për Ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë për në ShBA të mërkurën.

Siç merr vesh Koha.net nga burime brenda Kuvendit, Veseli do të qëndrojë atje për disa ditë, ndërsa pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kjo vizitë, sipas burimit, do të realizohet para seancës së 14 dhjetorit ku do të sillen për votim Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri.

Veseli mësohet se udhëtimin në ShBA do ta zhvillojë për t’i koordinuar punët me shtetin amerikan para se të votohen projektligjet për Ushtrinë sikurse edhe për t’i nënshkruar disa marrëveshje për t’u furnizuar me armatim për Ushtrinë e Kosovës.

“Qëllimi i vizitës janë koordinimet me partnerët amerikanë para formimit të ushtrisë, pastaj ndihma e SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, ka thënë ky burim për Koha.net.

Kreu i Kuvendit mësohet se do të ketë takime në Pentagon, në Shtëpi të Bardhë e në Iowa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme