Veseli në UBT: Qytetarët do të lëvizin pa viza në fund të vitit

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 10:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kosova ka plotësuar detyrat e saj sa i përket liberalizimit te vizave. Sipas tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në fund të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Veseli në Kolegjin UBT ku po mbahet konferenca “Free Market Road Show”, që sivjet për moto ka “Values, What Values?”, organizuar nga Qendra Austriake për Ekonomi, UBT, ACRE e LIPR, shtoi se askush asnjëherë nuk mund të vlerësoj vlerën e lirisë se sa atyre që iu ka munguar.

“Jam i bindur që askush asnjëherë nuk mund të vlerësoj vlerën e lirisë se sa atyre që iu ka munguar. Deri sa këto dy aspekte të robërimit tonë kemi arritur të çlirojmë ka mbetur sfida e tretë e cila Kosova është duke ecur me ritme shumë pozitiv”.

Ai shtoi se për këtë 20 vite që nga çlirimi është arritur përparim i dukshëm në të gjitha fushat, e në këtë drejtim ai beson se ka meritë edhe partia që ai udhëheq.

Por Veseli thotë s e tash u mbetet institucioneve të bëjnë edhe shumë punë, sidomos sa u përket reformave në ekonomi.

“PDK gjatë këtyre 20 viteve të transformimit tonë ka arritur një sukses, ka ende shumë për tu bëre. Ajo që duam të bëjmë është një rrugëtim i suksesit”.

“Duhet edhe shumë për të bëre. Suksesin më te madh mund te arrijnë të cilët bashkë kane dije janë inovator. Kosova ka nevoje për reforma ekonomike në të njëjtën kohë ne jemi duke i bërë ato. Kemi shumë iniciativa kemi shumë ndërmarrës te cilët janë të interesuar në Kosove të të vijnë e të investojnë”.

“Si komb ne kemi arritur të mbijetojmë edhe për shkak te iniciativave private. Kjo duhet të transferohet tani në një imput që është më i gatshëm dhe fuqinë tonë ekonomike që e kemi nga diaspora jonë”.

Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së tha se tema e këtij viti është shumë interesante.

Hajrizi ndonëse tha se vlerat nuk kanë ndonjë formulë të veçantë u studentët e UBT-së i quajti vlerë.

Ndërsa Adri Nutrllari, drejtori i Institutit për hulumtim politikash bëri të ditur se kjo konference është aktiviteti më i madh liberal që ndodh në botë, raporton EO.

“Rrugëtimi i Tregut të Lirë” është një seri e përvitshme konferencash ndërkombëtare që në 6 javë udhëton në 40 qytete të ndryshme të Evropës dhe që synon të gjej zgjidhje liberale për problemet aktuale.

Kjo konferencë organizohet në nivel ndërkombëtar nga Qendra Ekonomike Austriake  dhe Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë me partnere lokal Institutin Liberal për Hulumtim Politikash dhe UBT-në. 

 

Të ngjashme