Veseli: Nëse s’kalon Demarkacioni, zgjedhjet mbahen në qershor

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 13:42 | Nga

Qytetarët e Kosovës do dalin në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit i cili fillon në fund të muajit maj.
Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se nëse Demarkacioni nuk kalon në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje para festës së Bajramit.

Këto deklarata siç mëson lajmi.net, kreu i PDK-së i ka bërë në Drenas të hënën, ku ka mbajtur mbledhje me degën e PDK-së në këtë komunë.

“Nëse nuk ka vendimmarrje (nuk kalon demarkacioni) atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje gjatë muajit Ramazanit dhe para Bajramit”, ka cituar fjalët e Veselit njëri nga pjesëmarrësit në mbledhjen e PDK-së në Drenas, për lajmi.net.

Veseli shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon Demarkacioni me Malin e Zi e kishte përmendur edhe javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon demarkacioni e ka përmendur edhe kryeministri Mustafa. Kryeministri edhe pse më herët kishte deklaruar se demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend gjatë muajit prill ka heq dorë nga kjo, duke parë mungesë e votave.

Data 4 qershor është më e mundshmja për mbajtjen e zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme