Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesën e 42 deputetëve për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në me Serbinë.
Veseli ka thirrur për përgjegjësi në mbrojtje të territorit nga të gjithë, duke kërkuar respektivisht nga opozita që t’i lënë anash inatet, ngase sipas tij, kundërshtar të vetëm Kosova e ka Serbinë.
Këto komente i bëri kur bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ka marrë pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Gjilanit, raporton Ekonomia Online. Ai nuk ka treguar se a do të votojnë deputetët e partisë që ai drejton këtë rezolutë.
“Sot do të procedojmë në bazë të kërkesës së deputetëve dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Edhe nga ky vend i bukur thërras për ndërgjegje më të madhe, për përgjegjësi më të madhe shtetërore të gjitha forcave politike në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës”.
“Energjia kundër njëri tjetrit duhet të transformohet në energji pozitive për njëri tjetrin edhe një energji e vendosmërisë sonë për Serbinë. Ne kemi vetëm një kundërshtar të pavarësisë sonë, ajo është Serbia”.
“Nuk duhet të gjejmë kundërshtar brenda vetvetes, shpresojmë që të kalojnë inatet edhe kolegët e opozitës, Kosova është e përbashkët”.
Veseli tha se Kosova na nevojë për ambient më të pastër, sipas tij, duhet që të pyllëzohet 50% e sipërfaqes së vendit.
“Kosova ka nevojë për ambient më të pastër. Kosova në raport me vendet e BE-së ka një situatë të mirë me pyetje. Çka na shytës është hedhja e mbeturinave”.
“Hedhja e mbeturinave interteve është e papranueshme, le të mundohet ta hedhin madje jo gjithkund, mos të shkatërrohet ambienti. Ta ruajmë jetën tonë. Është kulturë e vendit tonë. Mbi 50% duhet të arrijmë pyllëzim”.
Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, ka treguar se projekti i pyllëzimeve në vend do të përfundojë të fund të muajit nëntor, ndërkaq planifikimet e kësaj agjencie për pyllëzim në vitin 2019 do të dyfishohen.
“Planifikojmë që në vitin 2019 të pyllëzojmë një sipërfaqe prej 600 hektarë”, ka thënë kryeshefi Zejnullahu.
Po ashtu, ai ka treguar se përmes projektit të FAO-s në pranverën e këtij viti kanë pyllëzuar edhe një sipërfaqe prej 70 hektarë. Ndërkaq, ka treguar se vetëm në fshatin Llashticë në tri vitet e fundit janë pyllëzuar rreth 40 hektarë, ndërsa gjatë këtij viti do të pyllëzohen 2 hektarë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/300903654077870/