Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit.
Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e klerikut don Gjergj Gjergji.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.