Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli së pari ka vizituar Kardiologjinë Invazive ku së fundmi janë bërë investime të shumta për të siguruar një shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për kujdesin e zemrës dhe stentimin.

Në takimin që kryetari Veseli e kishte me profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike, ai i përgëzoi ata për punën e madhe dhe tha se kjo klinikë është model i luftës antikorrupsion.

“Sot takova shumë punëtorë shëndetësorë në ambientet e kardiokirurgjisë në QKUK, e cila është model i luftës kundër korrupsionit dhe dëshmi e reformës së madhe në shëndetësi. Tash kemi shërbime më të shpejta, më efikase e cilësore, me pajisje shumë moderne”, tha kryetari Veseli.

Më tej, ai shtoi se milionat e kursyera nga lufta kundër korrupsionit në shëndetësi janë investuar në infrastrukturë, në blerje të pajisjeve të reja dhe në shërbime 24 orë.

“Shembulli i sektorit të shëndetësisë dëshmon se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë, por ajo sjellë edhe përfitime të vazhdueshme”, tha kryetari Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme