Veseli: Pejës i duhet vizioni i zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 12:01 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, ka shënuar 17 vjetorin e themelimit të degës së saj në Pejë, ku ishin të pranishëm mbi 1 mijë aktivistë e simpatizantë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli tha para të pranishmëve se Pejës i nevojitet vizioni i guximshëm i PDK-se për te ecur me shpejt drejt zhvillimit ekonomik.

“Partia Demokratike e Kosovës, çdo ditë e më tepër ka rritje. PDK do ta zgjeroj edhe më shumë vizionin e vet në Pejë sepse Peja dhe njerëzit e saj kanë shpirt ndërmarrës, prandaj i duhet një vizion për zhvillim ekonomik e këtë e gjejnë në Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së, në Pejë, Xhavit Haliti foli për shtrirjen dhe fuqinë e Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë, duke thënë se po vazhdon të rritet numri i përkrahësve dhe po fuqizohet vizioni i PDK-së.

“Fal punës sonë të përbashkët, radhët e PDK-së po shtohen me aktivistë të rinj. Ky fakt na bënë të lumtur, na jep edhe më shumë motiv dhe forcë për punë dhe angazhim”, tha Haliti.kadri-veseli

????????????????????????????????????
kadri-veseli1

kadri-veseli2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme