Veseli për Ditën e Mësuesit pranon rekomandime (Video)

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 12:28 | Nga

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e ditës së 7 Marsit.

Duke qenë se ai tash e disa ditë është duke zhvilluar turin e tij të dëgjimit, Veseli për Ditën e Mësuesit zgjodhi të vizitojë shkollën ‘’Meto Bajraktari’’ në Prishtinë.

Në dedikimin e tij për festën e mësueseve, i pari i Kuvendit Kadri Veseli ka falënderuar mësimdhnësit për punën e tyre të madhe.

‘’Ne turin tim të dëgjimit, mësuesit e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë i falënderova për punën e madhe dhe ua urova Ditën e Mësuesit, 7 marsin. Ju ftoj ta shikoni këtë video dhe t’i dëgjoni rekomandimet e tyre’’.

Veç tjerash urimin e tij Veseli e ka shoqëruar edhe me një video të shkurtër në të cilën ai shihet se ka pranuar disa rekomandime nga stafi i shkollës ‘’Meto Bajraktari’’ së cilës sot i bëri një vizitë.

Ne turin tim të dëgjimit, mësuesit e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë i falënderova për punën e madhe dhe ua urova Ditën e Mësuesit, 7 marsin. Ju ftoj ta shikoni këtë video dhe t’i dëgjoni rekomandimet e tyre.

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 7. März 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme