Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli përgëzon liderët grekë e maqedonas për marrëveshjen për emrin

Veseli përgëzon liderët grekë e maqedonas për marrëveshjen për emrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit. “Jam veçanërisht i lumtur […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit.

“Jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombësit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme