Veseli përkujton Mehë Ukën

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 15:47 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përkujtuar Mehë Ukën në përvjetorin e 20 të rënies.

“Para 20 vjetësh, Kosova humbi njërin prej veprimtarëve më të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Rënia e Mehë Ukës ishte goditje e madhe për lëvizjen tonë kombëtare”.

“Kujtimi për Mehën do të jetë i paharruar, kurse nderimi më i madh që mund t’ua bëjmë atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë është ta zhvillojmë Kosovën”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme