Veseli premton lehtësim të qasjes së medieve në informata

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 12:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për ditën ndërkombëtare në qasjen në informata, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar një takim të përbashkët me gazetarët në Kosovë.

Gjatë takimit, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka qenë më i hapur ndaj gazetarëve, në krahasim me Qeverinë dhe institucionet tjera.

Gjithsesi edhe në këtë drejtim, sipas tij, duhet të bëhet edhe më shumë.

“Kuvendi duhet të ketë një qasje më të hapur me gazetarët. Të gjitha institucionet duhet të ju përgjigjen kërkesave të gazetarëve. Fatkeqësisht në Kosovë, raporti mes institucioneve dhe medieve nuk është në nivelin e kënaqshëm”, ka thënë ndër tjerash Hysenaj.

Ndërkaq kryekuvendarit Veseli duke lavdëruar punën e gazetarëve ka thënë se lutet që të mos përsëritet më gjendja e krijuar gjatë vitit që po lëmë pas.

“Lutem që asnjëherë të mos kalojmë të njëjtën periudhë që kemi kaluar së bashku për gati një vit. Kuvendi ka qenë ndër institucionet më transparente për gazetarët. Jam i sigurt që me një punë të përbashkët do të kemi sukses së bashku”, ka thënë Veseli.

Ai falënderoi përfaqësuesit e mediave për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Kosovës dhe për raportimet e tyre profesionale. Ai shtoi se Parlamenti është institucion i hapur dhe transparent, me qasje të avancuar të bashkëpunimit me gazetarët.

Veseli potencoi përkushtimin e tij dhe të Kuvendit në përgjithësi, për të krijuar lehtësira sa më të mëdha për përfaqësuesit medialë, gjatë raportimeve të tyre nga ky institucion.

“Ne do ta vazhdojmë partneritetin tonë dhe transparencën para publikut, sepse, në të kundërtën, do të binim ndesh edhe me Kushtetutën tonë. Jam i sigurt se me punë të përbashkët, duke respektuar ndarjen e roleve të përgjegjësisë të secilës palë, do të kemi suksese të reja, në të mirën e institucioneve të Kosovës dhe në funksion të interesit publik”, theksoi kryetari Veseli.

Gjatë këtij takimi, u lansua edhe platforma e transmetimit të drejtpërdrejtë të mbledhjeve plenare të Kuvendit në faqen elektronike të parlamentit , me mundësi të lidhjes nga të gjitha mediat e interesuara.

pritja Dibrani
veseli 2veseli-gazetaret-2

 

Të ngjashme