Veseli pret në takim delegacionin nga Bashkimi Evropian

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Para këtij takimi kryeparlamentari u deklarua rreth qëndrimeve të fundit të SHBA-së drejt Kosovës.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, tha se nuk do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

Veseli lidhur me vizitën e delegacionit nga ShBA-ja, tha se disa veprime janë duke u bërë për qëllime të brendshme.

U raportua se gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për taksën, por edhe për mundësin edhe largimin e kampit të Bondsteelit nga Kosova, por Veseli thotë se ShBA-ja nuk vepron kundër nesh.

Të ngjashme