Veseli: Qëndrimin në opozite, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës thotë se edhe në opozitë kjo parti po tregon opozitarizmin e ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar.

Përmes një njoftimi, Veseli ka shkruar se ndryshe janë sjellë partitë tjera kur PDK ka qenë në pozitë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë takimit që ka pasur me degën e PDK-së në Kamenicë.

Statusi i plotë i tij:

Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarëve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga mënyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë.

Qëndrimin në opozite, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e Kamenicës.

Këtyre profesionistëve të rinj e të mirëkualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falënderova për besimin që po i japin PDK-së. Ndërkaq dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara.

Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarēve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv…

Gepostet von Kadri Veseli am Freitag, 9. Oktober 2020

Të ngjashme