Veseli: Sakrifica e Agim Ramadanit, frymëzim për ne

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 09:19 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sakrifica e heroit Agim Ramadanit, i frymëzon që të marrin vendime të guximshme për popull.

Përmes një postimi në facebook, Veseli bën të ditur se mbrëmë gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka takuar shumë miq e familjarë, e në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Agim Ramadanit, shkruan Ekonomia Online.

“Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje. Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë. Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka shkruar Veseli në fcb.

Fotografia e Kadri Veseli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme