Veseli: Serbia sa më shpejt të japë informacione për të pagjeturit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:07 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, me rastin e fillimit të “Javës për Personat e Pagjetur”.

Veseli ka kërkuar nga Serbia që sa më shpejt të jap informacione për trupat e personave të zhdukur. Sipas tij, kthimi i trupave të zhdukur në Kosovë do të ishte lehtësim edhe për popullin serb, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se kjo situatë është e rëndë edhe për institucionet e Kosovës sepse nuk mund të japin informacione rreth trupave të pagjetur, pasi Serbia i mbanë të bllokuara këto informacione.

“Kërkojmë edhe njëherë në këtë përvjetor që sa më shpejt për hirë të humanizmit, por edhe të drejtës që të dijmë për fatin e njerëzve të cilët i kemi të pagjetur dhe të ndalet kjo plagë për këta familjarë të cilët mjaft kanë vuajtur deri më tani. Do të ishte lehtësim më i madh për popullin serb që sa më shpejt t’i kthej trupat e tyre në Kosovë, te toka dhe familjarët e tyre”.

“Ka afër dy dekada që këta familjarë enden rrugëve, kërkojnë informacion për të dashurit e tyre, në të njëjtën kohë një situatë shumë e rëndë edhe për ne si bartës të institucioneve për arsye se ne nuk mund tu japim përgjigje, për faktin se Serbia i mbanë këto informacione të bllokuara dhe për arsye të cilat janë më jo humane nuk i kthen trupat e tyre edhe duke e ditur saktësisht se çfarë ka ndodhur me ta”.

Veseli shtoi se Serbia mbanë përgjegjësinë e plotë për shkatrrimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Ai ka deklaruar se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën për kthimin e të pagjeturve.

“Serbia mbanë përgjegjësinë e plotë për të gjitha veprimet shkatërruese në Republikën e Kosovës, në të njëjtën kohë për gjithë këta persona të pagjetur. Po bëhen dy dekada pothuajse që kur shumë nga familjarët tanë janë ende të pagjetur, nuk dijmë për fatin e tyre. Institucionet e Kosovës dhe familjarët e të pagjeturve nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën. Le të harron ndokush se do të harrojmë ne ose do të lëmë anash këtë plagë e cila na është shkaktuar nga Serbia”.

 

Të ngjashme