Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shpenzuar reth 200 euro në panairin e librit, në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Veseli për Gazetën Alo. Në kohën sa është pyetur, ai kishte shpenzuar rreth 120 euro.
Më pas, Veseli i cili shoqërohej nga bashkëshortja, ka vazhduar të mbështesë fëmijët e pranishëm në panair.
“Veç ja caka, edhe m’tha merre nji libër”, thotë njëri nga fëmijët që pati fatin t’i paguhet libra nga Kadri Veseli.
Edicioni i 20-të i panairit të librit, është i hapur deri më 10 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Aty të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, është rreth 1400-1500. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. (Gazeta Alo)