Veseli shpërndan libreza për anëtarë të rinj në Prizren

Prizren | 26 Maj 2017 | 11:44 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në prezantimin e tij të radhës para qytetarëve në Prizren, ka thënë se mos harroni se kush jeni dhe nga vini.

“Mos harroni se kush jeni dhe nga vini, dhe mos e harroni atë që duhet ta bëni për vendin e juaj. Kjo liri e jona është e shenjtë andaj punoni shumë më përgjegjësi dhe mos ja lejoni askujt që Kosova jonë të ecë mbrapa por vetëm përpara me Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli.

Veseli më tej tha se nuk mund ta bëjmë ne Kosovën tonë të zhvilluar ekonomikisht vend sovran, nëse merremi me njëri-tjetrin për gjëra të cilat janë të kaluara.

Liderët nuk lindin por ata krijohen në sfida të vështira dhe të cilat i shërbejnë atdheut dhe qytetarëve tanë të popullit. Veseli është duke shpërnda disa libreza dhe certifikata me rastin e aderimit të disa anëtareve në PDK.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme