Veseli takon homologun e tij gjeorgjian

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 15:08 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar homologun e tij gjeorgjian, David Usupashvili.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht se Gjeorgjia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet, kjo nuk ka penguar që të diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli.

Kreu i Kuvendit gjatë qëndrimit në Filadelfia ka marrë pjesë në nominimin e Hillary Cllinonit, kandidate nga Partia Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme