Veseli takon zhongluesin Agushi, i premton përkrahje të vazhdueshme

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar më zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi.

Veseli i premtoi atij mbështetje edhe në të ardhmen.

“Kam pasur një takim të këndshëm me zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi nga Vitia, i cili muajin e kaluar theu rekordin e katërt Guinness. Në një hapësirë prej 1 metër katror, ai veshi dhe zhveshi maicën 152 herë, për 1 orë, 2 minuta e 56 sekonda, ndërkohë që mbajti topin në ajër duke e goditur me kokë”, ka shkruar Veseli, njofton Klan Kosova.

“Me mjeshtërinë e tij të rrallë ai ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke promovuar kështu njëherazi edhe emrin e Kosovës. Sportistë si Agimi dhe shumë të tjerë të talentuar që i ka Kosova, janë ndër ambasadorët më të mirë të imazhit të vendit tonë. Prandaj do vazhdojmë t’iu japim përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen”.

Të ngjashme