Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se të qenit refugjatë është ndjenjë e rëndë.
“Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na i kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta”.
” Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb”.
“Ishte fat tragjik për shumë kombe e popuj, andaj kujtojmë dhimbjen, pabarazinë edhe në nivel global, të gjithë ata që u bënë pjesë e fatit tragjik të refugjatit”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook