Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka folur pjesëmarrësve të Seminarit Rose-Roth për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Përpos krijimit të FAK-ut, ai ka thënë se temë diskutimi ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.
“Me pjesëmarrësit e seminarit Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, kaluam çaste të bukura dhe shkëmbyem ide për sigurinë e rajonit tonë. Vend të rëndësishëm në bisedimet tona zuri edhe çështja e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës si dhe tema e procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.