Kadri Veseli, bartësi i listës PDK-AAK-Nisma, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se bashkë me Ramush Haradinajn janë lidershipi që marrin vendime.
Veseli bëri me dije se në takim me veteranët, bashkë me Ramush Haradinajn kanë kërkuar votën “e tërë Kosovës për një lidership të sigurt, një lidership që merr vendime”.
Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:
Këto zgjedhje kërkojnë përgjigje – kujt mund t’ia besoni sigurinë e fëmijëve tuaj dhe fëmijëve të fëmijëve tuaj?
Në takimin me veteranë, Ramushi dhe unë kërkuam votën e tërë Kosovës për një lidership të sigurt, një lidership që merr vendime. #FillimiRi