Veseli uron Nexhat Dacin për emërimin në krye të ASHAK

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 14:00 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci për zgjedhjet e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Veseli ka shprehur besimin e tij se nën udhëheqjen e akademikut Nexhat Daci, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi.

“I dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Besoj se me udhëheqjen e tij, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme