Vdekjen e shkrimtarit Dritëro Agollit e ka komentuar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se vdekja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Postimi i plotë i Veselit: Vdekja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe […]
Veseli: Vdekja e Agollit humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare

Vdekjen e shkrimtarit Dritëro Agollit e ka komentuar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se vdekja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Postimi i plotë i Veselit:
Vdekja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë.











