Veseli: Veteranët s’janë kategori që duhet të kërkojnë lëmosh

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 16:32 | Nga

Krytetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar shoqatën e veteranëve të UÇK-së.

Ai ka uruar udhëheqësin e ri për detyrën. Ndërkohë ai tha që kjo kategori është e gatshme të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit edhe sa i përket numrit të veteranëve të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

Veseli poashtu tha se veteranët meritojnë më shumë se sa që kanë dhe se nuk janë kategori që duhet të kërkojnë lëmoshë.

Ndërkohë Kryetari Hysni Gucati, ka thënë se ndihet i ofenduar nga etiketimet që u bëhen, dhe se duan ta rregullojnë çështjen e numrit të veteranëve, por kërkojnë ndërhyrje edhe në ligj dhe UÇK të jetë e mbrojtur me ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme