Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka vlerësuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik i cili vazhdon ti qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.
Vizita e Biden, sipas kryeparlamentarit kosovar është një mesazh iu fuqishëm dhe rikonfirmim I bashkëpunimit që kanë ShBA-të me Kosovën.
Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës, Veseli tha se është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sajë se zv presidenti Biden do të rikonfirmoj në Prishtinë se miqësia e përhershme mes Uashingtonit dhe Prishtinës do të fuqizohen.
Ai tha se pret nga Biden edhe mesazhe të qarta mbështetëse se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit dhe konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe rrugën e integrimeve evropiane përmes fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional.