Se administrata aktuale amerikane është më e ashpra kundër Rusisë, konkretisht kundër presidentit të saj Vladimir Putin nuk ka dyshim. Kjo edhe për shkak të vetë presidentit aktual Joe Biden.
Ky i fundit përbën mbase llojin e fundit te politikanëve në Uashington që janë formuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe te cilët e kanë perceptuar Bashkimin Sovjetik si armik të interesave amerikane. Ashtu sikur Putini, si ish agjent i KGB është i trajnuar për ta parë Perëndimin si armik te Rusisë. Prandaj, është vështirë te paramendohet ndalimi i luftës në Ukrainë për aq kohë sa këta dy liderë do të jenë në krye të shteteve përkatëse.
Armatosja e Ukrainës per t’iu kundërpërgjigjur Rusisë ishte propozuar nga Bideni edhe se ishte zv.president dhe atëbotë ndihmësi i tij, tash Sekretari i Shtetit Antony Blinken, që kur Rusia e pushtoi Gadishullin e Krimese. Mirëpo, nje gjë e tillë nuk u pranua nga ish-presidenti Obama. Ky i fundit pat preferuar vetem metodën e sanksioneve kundër Moskës. Dhe duke abstenuar nga nje rol me aktiv ne politiken evropiane. Gjatë kesaj kohe Franca dhe Gjermania e Angela Merkelit tentuan ta kompensojnë këtë vakum. Mirëpo, kjo e fundit nuk kishte guxim t’i rrezikonte interesat ekonomike me Rusinë, per shkak te nevojave te industrisë gjermane per burimet e lira energjetike ruse. Me kete rast, Putini e shfrytëzoi këtë shans per t’u fuqizuar edhe me shume. Po ashtu, nga kjo situate përfitoi edhe Serbia e Vuçiqit. Si pasojë e kësaj konjunkture jo pak dëme ka pësuar edhe Kosova.
Ne kete konteskt, mosmarrëveshjet e qeverisë se Kosovës me administratën aktuale amerikane janë mosmarrëveshjet me armikun me të madh të Rusisë sot per sot ne skenën ndërkombëtare. Është absurde retorika e pushtetit në Kosovë në mbrojtje të Ukrainës dhe dëmtim të partneritetit me administratën me anti-ruse të mundshme që aktualisht ndodhet në krye të ShBA-së.