Vështirësohet furnizimi me rrymë, vetëm dy blloqe në punë

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 11:53 | Nga

KEDS/KESCO njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si rezultat i devijimit nga prodhimi. Në funksion janë vetëm dy blloqe nga pesë sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

Këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A që është në prodhim, përkatësisht A3 të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral. Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00.

Aktualisht, KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS/KESCO-os kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi.
Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhe pse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme