Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobrushë, në Komunën e Istogut.
Sipas informacioneve, në mëngjesin e hershem vozitësi i veturës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, duke shkaktuar pasoja fatale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një automjet.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, ekipi emergjent mjekësor dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga vetura.
Gashi ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.