Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës, raporton Reublika24 . “Policia ka dalë në […]
Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një femër

Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.
Si pasojë e këtij vetaksidenti një femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës, raporton Reublika24 .
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.











