Vetaksident në rrugën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në drejtimin Duhël-Suharekë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 10:47, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”.

Ai tha më tej se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

Të ngjashme