Ekonomia Online
FUNDIT

Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohet një person

Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka […]

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtmin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahemti.

Ahmeti tutje tha se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Të ngjashme