Në kuadër të “Forumi Ekonomik i Grave”, Instituti Riinvest organizoi publikimin e “Agjendës Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave”.
Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, tha se një ndër prioritet kryesorë të forumit ekonomik është që gruaja në biznes të fuqizohet, raporton Ekonomia Online.
“Para më shumë së një viti Riinvesti është angazhuar të thelëmojmë forumin ekonomik të grave, ishte fillimi i bashkëpunimit mes këtyre 11 organizatave me qëllim fuqizimin ekonomik të grave. Forumi ekonomik i grave është anëtarë e plotë në këshillin ekonomik me potencial që të formojë politikat publike”.
“Ky forum arrin të artikulojë kërkesat që dalin nga hulumtimet të ndryshme për gruan në biznes. Janë disa rekomandime: rekomandimet për ndryshimet e dispozitat e ligjit të lehonisë, rekomandimet që lidhen me suksesin që përjashton apo kufizon gratë”.
James Hope, drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, tha se duhet të bëjmë shumë zgjedhje në mënyrë që gruaja në Kosovë të ketë një punë.
Sipas tij, vetëm 10 % e grave në Kosovë kanë në pronësi biznese dhe këto shifra janë shqetësuese ka vlerësuar ai.
“Gratë në Kosovë përbëjnë 40 % të popullsisë së papunë dhe kanë pronësi shumë pak vetëm 10 apo 11 % në të bërin biznes, këto janë shqetësuese këto shifra”.
“Mund të bëjmë shumë gjëra që të sigurojmë se secila grua në Kosovë të ketë zgjedhje, vitin e kaluar kemi arrit një sukses shumë të madh. Ndryshimet e propozuara përfshijnë ligje për ligjin e punës, prokurorimin financimin publik janë më rëndësi ligje që kanë fuqi ti rregullojnë disa shkaqe kryesore për zhvillimin ekonomik”.
Çerkin Dukolli, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se Kosova është ndër të parët në rajon ku pjesëmarrja e grave në punësim është 30 %.
“Kemi një agjendë nacionale për fuqizimin e gruas dhe kjo agjendë na obligon që ta fuqizojmë dhe implementojmë në praktikë. Jemi ndër të parët në rajon që kemi rreth 30% të grave në vendimmarrje politike, kemi parë një shembull të mirë të gruas në pozita menaxherë, në organe të sigurisë, në FSK, në media, por ajo që na bëri të krenohemi ishte se kishim një presidente grua të vendit”.
“… ne kemi ligjin aktual të punës, ky ligj nuk ka treguar pritjet e duhura të fuqizimit të gruas. Ky ligj duhet të ndryshohet, ne si ministri për vitin 2018 kemi parapa me hartuar koncept-dokumentin dhe do vazhdojmë me hartimin e ligjit të ri të punës. 3 mujorin e tretë të vitit 2018 do ta kemi projektligjin gati ku do ta dorëzojmë Qeveri”.
Arbër Geci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se institucionet duhet të bëjnë shumë punë sepse pjesëmarrje e grave në Qeveri është e vogël.
Ai tha se për gratë që nuk kanë një profesion duhet të krijohet një treg punë në të cilin ato mund të inkuadrohen.
“Pjesëmarrja e grave në Qeveri nuk është ajo që duhej të ishte dhe nuk është në proporcion me numrin e grave në përgjithësi. Institucionet e republikës se Kosovës kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim, MPMS duhet të veprojë për të adaptuar këtë ligj”.
“Ka ndarje të femrave mes atyre të shkolluara me një arsim superior dhe atyre që nuk kanë mundur të përfitojnë një profesion. Ky do të jetë një nga prioritetet e MAShT-it që ti mundësojnë këtyre femrave që kanë qenë të margjinalizuara të kenë një profesion që të jetë në treg pune. Këtë mund ta bëjmë nga qendra për aftësim profesional”.
Faton Thaçi, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se MTI për herë të parë ka parapa grande buxhetore rreth 450 mijë euro për gratë në biznes, raporton EO.
“Organizimet e Panarit gratë në biznes janë realizuar tri panaire që janë subvencione shumë biznese të menaxhuara nga gratë. Përmes projektit intership biznes përfitues kanë qenë 382 studentë, 251 kanë qenë të gjinisë femërore. Ministria për vitin 2017 ka plotësuar planin vjetor”.
“MTI ka një agjenci të veçantë KIESTA, ky departament bashkëpunon me donatorët, risi e re për herë të parë është që MTI në planifikimin buxhetor ka parapa grande buxhetore rreth 850 mijë euro për ndërmarrje të mesme dhe të vogla”.