Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka publikuar anketën vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës.
Në raportin e PIPS thuhet se vetëm rreth 3% të respondentëve kanë deklaruar se janë shumë të informuar për përmbajtjen e Marrëveshjes për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 Shtator.
Ndërsa, vetëm rreth 1% kanë deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit i ka përmbushur tërësisht pritshmëritë e tyre paraprake.
Disa prej gjetjeve kryesore:
Vetëm rreth 3% të respondentëve kanë deklaruar se janë shumë të informuar për përmbajtjen e Marrëveshjes për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 Shtator;
Të pyetur se sa përfiton Kosova nga zbatimi i ‘Mini-shengenit’ rajonal, rreth 29% janë përgjigjur me ‘pak’, ndërkaq rreth 22% janë përgjigjur me ‘aspak’;
Vetëm rreth 1% kanë deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit i ka përmbushur tërësisht pritshmëritë e tyre paraprake;
Shumica e respondentëve, rreth 34%, besojnë se Kosova do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2025;
Rreth 63% nuk besojnë se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të arrinte të përmirësonte jetën e tyre;
Shumica e të anketuarve, rreth 46% kanë deklaruar se nuk besojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvilllohet në Bruksel nën lehtësimin e BE, do të përfundojë me marrëveshje finale mes shteteve;
Shumica e respondentëve janë deklaruar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, qoftë me kompetenca ekzekutive (rreth 85%), qoftë si organizatë joqeveritare (rreth 55%);
Në anën tjetër, shumica e komunitetit serb beson se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk paraqet rrezik për Kosovën;
Rreth 72% janë deklaruar se nuk vlerësojnë se ekzistenca e Kosovës si shtet në planin afatgjatë rrezikohet si pasojë e mosnjohjes nga Serbia
Liderja e preferuar botërore qytetarëve kosovarë është Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel me rreth 66%;
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan renditet si lideri i dytë botëror i preferuar, me rreth 14%;
Presidenti amerikan Donald Trump është renditur në pozitën e tretë si lideri më i preferuar, me rreth 9%;
Brenda komunitetit serb lideri i preferuar është dukshëm Presidenti rus Vladimir Putin, me rreth 74%;
SHBA konsiderohen si partneri kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare;
Rreth 70% vlerësojnë se NATO është organizata ndërkombëtare që i ka ndihmuar Kosovës më së shumti nga viti 1999, duke lënë prapa BE-në me rreth 9%.