Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar vetëm katër pacientë me Covid-19. Tre prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësorë, ndërsa njëri është në gjendje më të rënduar, ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj, raporton Ekonomia Online.
“Për momentin në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 4 pacientë. 3 pacientë janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa një është në gjendje më të rënduar duke marrë 10 litra oksigjen. Për momentin kemi një numër shumë të vogël të pacientëve me covid. Kapacitet tona janë të mjaftueshme dhe i kemi përballuar edhe kur kanë qenë sfidat më të mëdha. Dhe tash për momentin jemi duke e pritur situatën si është duke u zhvilluar”, tha Vishaj.