Vetëm EULEX-i prezent në gërmimet në Kizhevak

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 08:10 | Nga

Ndonëse janë bërë dy javë që ku kanë nisur gërmimet në lokacionin Kizhevak të Rashkës në Serbi, askush nga pala kosovare nuk po merr pjesë në punimet që po zhvillohen atje.

Përfaqësues të Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) kësaj here janë tërhequr në mungesë të mjeteve financiare, ndërkaq prezent në Serbi janë vetëm përfaqësues të EULEX-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka deklaruar për gazetën se ka dy vjet që u janë ndërprerë mjetet financiare dhe se në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojnë më.

Për këtë ka bërë të ditur se i kanë njoftuar edhe përfaqësuesit kompetentë që janë të involvuar në këtë proces, por që nuk u është gjetur zgjidhje. “Aktualisht atje janë vetëm përfaqësues të EULEX-it. Qe 18 vjet nuk është gjetur një fond dhe një zgjidhje afatgjatë që të shkohet në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme