Ndonëse është ndër komunat ku u shënuan më së shumti raste pozitive me koronavirus, aktualisht në Komunën e Prishtinës janë vetëm edhe katër raste aktive me këtë virus.
Për nga numri i rasteve aktive me virusin Covid-19, Prishtina renditet komuna e 12 në nivel vendi, teksa para saj janë Gjilani me 34 raste aktive, Mitrovica me 27 raste, Prizreni me 25 raste, Ferizaj me 21 raste, Lipjani me 12 raste, Peja me 9 raste, Kaçaniku me 7 raste, Istogu me 6 raste dhe Podujeva, Obiliqi dhe Gjakova me nga 5 raste.
Në ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 107.673 persona me Covid-19 me 2.253 vdekje.